Sindikata e Re e Korporatës Energjetike të Kosovës, po mbanë protestë në sheshin “Zahir Pajaziti” pranë Qeverisë së Kosovës, për të shprehur pakënaqësitë e tyre, raporton InLajmi.
Sindikalistët protestën e kanë nisur fillimisht para objektit të KEK-ut, me pankarta në duar, të tilla si “Nuk lejomë të shitemi tutje”, “Ne duam të kthehemi, KEK-u ka interes pse nuk jemi aty”, “Ne jemi të huazuar dhe jo të privatizuar”, “Kryeministër ndalo padrejtësitë ndaj punëtorëve të shërbimit të sigurimit fizik të KEK-ut”.
Ndërsa, marshimi në këtë protestë ka nisur me thirrjet “hajnat, hajnat…”./InLajmi/

















