Juristja e të drejtës së medias, Flutura Kusari, ka reaguar drejtë Gjykatës Themelore të Ferizajt, pas komunikatës së lëshuar për rastin e vrasjes së 18-vjeçares, përcjell InLajmi.
Kusari e ka cilësuar këtë komunikatë si të tmerrshme, për shkak se ofron detaje për vrasjen duke nxjerrë “motive”, gjë që duket sikur i jep arsye dorasit për të vrarë vajzën.
Ajo po ashtu ka shtuar se në komunikatë nuk ofrohen detaje për dhunën ndaj saj, por shkruhet me një gjuhë të kujdesshme vetëm si “dhunë fizike e psiqike”.
Postimi i plotë i saj:
Pjesa kryesore e komunikatës së Gjykatës Themelore në Ferizaj drejtuar mediave është e tmerrshme.
Ofron detaje rreth ‘motivive’ të vrasjes, motive këto që tek ata që e arsyetojnë dhunën dhe tek dhunuesit do të krijojnë bindjen se kinse vrasësi ka pasur arsye ta vrasë Marigonën.
Komunikata nuk ofron detaje të njëjta për dhunën e ushtruar ndaj saj por me një gjuhë shumë të kujdesshme i referohet vetëm si ‘dhunë psiqike dhe fizike’.
Dhe sigurisht që pjesa kryesore e komunikatës është përpjekja e gjykatës për të shfajsuar gjykatësit e përfshirë në rastet e të dyshuarit./InLajmi/




















