Kreu i Aleancës Kosova e re, ka njoftuar se do të japë shpërblim për këdo që ka informacion për vrasësin e 18-vjeçares në Ferizaj, përcjell InLajmi.
Pacolli përmes një postimi në Facebook është shprehur i trishtuar për ngjarjen e rëndë, derisa ka shtuar se kushdo që i jep informacion të vlefshëm Policisë së Kosovës, në ndihmë për arrestimin e vrasësit të Marigonës, do t’i japë shpërblim.
Postimi i plotë i tij:
Unë ofroj shpërblim për këdo që i jep informacion të vlefshëm Policisë së Kosovës që çon në arrestimin e vrasësit të Marigonës. Si baba i tre vajzave, ndihem i trishtuar për këtë ngjarje të rëndë!/InLajmi/




















