Policia e Kosovës bën të ditur se ka ndodhur një rrahje mes 2 personave fqinjë mes vete, përcjell InLajmi.

Në raportin 24-orësh, bëhet e ditur se 2 fqinjët nga Prizreni janë rrahur, ku njëri nga ta ka përfunduar me lëndime të rënda, ndërsa tjetri me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.


Njoftimi i plotë i Policisë së Kosovës:
Prizren 23.08.2021 – 12:30. Ka ndodhë një rrahje mes dy personave fqinjë mes vete. Si pasojë e rrahjes viktima mashkull kosovar ka pësuar lëndime të rënda në fytyrë dhe ka marr tretman mjekësor. I dyshuari mashkull kosovar është arrestuar dhe me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje./InLajmi/



















