Terminet për vaksinim anti-Covid kanë filluar në të gjitha qendrat e mjekësisë familjare në komunën e Prishtinës.
Drejtori i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare, Rrezart Halilaj ka thënë në një intervistë për Ekonomia Online se është për t’u krenuar me numrin e lartë të qytetarëve për të lënë termin të vaksinimit.
“Sa i përket termineve të vaksinimit ju informojë se pothuajse në të gjitha qendrat e mjekësisë familjare janë duke ofruar shërbimin e termineve të vakisnimit, ku qytetarët lajmërohen në spotel tek motrat, ipet emri dhe pastaj lajmërohen përmes telefonit me anë të një mesazhi”
“Mund të ju them se ditëve të fundit kemi një interesim mjaftë të madh të qytetarëve për çka është tu krenuar me qytetarët tanë dhe shërbimi është duke shkuar në mënyrën më të rregullt” është shprehur ai.
Tutje Halilaj ka njoftuar se i vetmi problem që kanë hasur deri më tani gjatë këtij procesi, është rënia e sistemit, për ka ai ka thënë së nuk është nën kompetencën e tyre por të Ministrisë së Shëndetësisë.
“Sistemi varet prej Ministrisë së Shëndetësisë derisa ne bëjmë vetëm të futjen e të dhënave të qytetarëve të cilët dëshirojnë të marrin vaksinës kundër Covid-19”
“Deri tash nuk kemi të evidentuar ndonjë problem, mund të ndodhë ndonjëherë që sistemi të mos funsionojë, varësisht prej hapësirave të cilat gjenden për realizimin e këtyre termineve, por në përgjithësi qytetarët janë të kënaqur dhe nuk kemi pasur ndonjë vërejtje në këtë drejtim”, ka përfunduar ai.