Prokuroria Themelore në Ferizaj, me urdhër të prokurorit të shtetit, ka ndaluar dy persona me inicialet I.O. dhe N.O., në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të dyshimit se të nëjtit kanë sulmuar personin zyrtar- mjekun S.F., në vendin e tij të punës, me ç’rast të njëjtit i kanë shkaktuar lëndime trupore.
Sipas prokurorisë rasti ka ndodhur rreth orës 01:00 në Spitalin Regjional në Ferizaj- Qenda Emergjente.
Sipas njoftimit, prokurori i rastit, brenda afatit ligjor do të vendosë mbi masën e sigurisë së të pandehurit, me qëllim të zbatimit të suksesshëm të procedurës penale, transmeton 21Media.
Prokuroria Themelore në Ferizaj mbetet e përkushtuar për luftimin e kriminalitetit, ngritjen e efikasitetit, transparencës dhe llogaridhënies.