Policia e Kosovës, ka pranuar një donacion prej 20 veturash nga Qeveria gjermane, raporton InLajmi.
Drejtori i Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti gjatë një prononcimi për media, ka treguar se ky është kontigjenti i 2-të nga Qeveria gjermane, duke bërë të ditur se veturat do të përdoren për policinë kufitare.
“Ky është kontingjenti i 2-të që kanë ardhë në ndihmë nga qeveria gjermane dhe këto do të përdoren për luftën e trafikut të armëve dhe dedikohen për policinë kufitare, dhe falënderoj qeverinë gjermane për këtë ndihmë”.
Ndërsa, Ambasadori i Gjermanisë në Republikën e Kosovës Joern Rohde, ka thënë se ky donacion e dëshmon bashkëpunimin e shteteve tona, duke shpresuar që me këtë donacion të ngrihen edhe kapacitetet për policinë kufitare.
“Së bashku me drejtorin e Policisë së Kosovës, për herën e 2-të bëjmë shpërndarjen prej e 20 veturave të modelit Dacia, bashkëpunimi ndërmjet shteteve tona dëshmon faktin e këtij donacioni. Mendojmë që me këtë donacionin e 2-të do të ngritën kapacitetet për policinë kufitare”./InLajmi/