Një zëdhënës i talebanëve, Muhammad Suhail Shaheen, ka folur pas raportimeve që Britania e Madhe do të bëjë presion për një shtyrje të afatit për evakuimet ndërkombëtare përtej 31 Gushtit, transmeton InLajmi.
“Forcat e huaja duhet të tërhiqen në afatin që kanë shpallur më herët. Përndryshe, është një shkelje e qartë,” tha Shaheen, për BBC.
Zëdhënësi shtoi se reagimi i talebanëve ndaj një veprimi të tillë do të ishte një vendim nga udhëheqësi i grupit.
Mijëra afganë po vazhdojnë të përpiqen të largohen nga vendi para afatit të fundit të muajit, me shumë që citojnë frikën e jetës nën sundimin taleban.
Është ende e paqartë nëse fluturimet ndërkombëtare do të lejohen brenda dhe jashtë vendit sapo forcat ndërkombëtare të largohen dhe të pushojnë kontrollin e aeroportit./InLajmi/