23 Gushti është dita e 235-të – kështu që deri në fund të vitit kanë mbetur edhe 130 ditë.
Ngjarje
1541 – Studiuesi francez Zhak Kartier zbret afër qytetit Quebec City në udhëtimin e tijë të tretë në Kanada.
1614 – Themelohet Universiteti i Groningenit.
1617 – Hapet rruga e parë një kahëshe në Londër.
1651 – Çarlsi II i Anglisë hyn në Worcester dhe fillon luftën.
1708 – Meidingnu Pamheiba emërohet mbret i Manipurit.
1833 – Ndalohet skllavëria në kolonitë Britanike.
1914 – LPB: Japonia i shpall luftë Gjermanisë dhe bombardon qytetin Qingdao, Kinë.
1921 – Faisal I emërohet Mbret i Irakut.
1924 – Largësia mes Tokës dhe Marsit është më e vogla që nga shekulli X.
1927 – Anarkistët italian Sacco dhe Vanzetti u ekzekutua në Boston, Massachusetts pas vërtetimit të fajësisë për vrasje të shkallës së parë.
1940 – LDB: Gjermania fillon bomardimin mbi Londër.
1939 – Firmosja e paktit Gjermano-Rus i Molotov-Ribbentrop që do të firmosej nga Nazistët dhe Sovjetikët. Ky pakt ishte i fshehtë dhe kishte si synim kryesisht formimin e një protokolli për të realizuar ndarjen e Evropës qendrore, ndërmjet Nazistëve dhe Sovjetikëve.
1942 – Më 23 gusht, 1942, Gjermanët arrijnë Vollgën, në veri të Stalingradit. Gjermanët pa humbur kohë, do të bombardojnë qytetin duke shkatërruar shtëpitë prej druri. Shkatërrimi i këtyre të fundit u bë me qëllim që të dëmtoheshin uzinat moderne të sovjetikëve. Këto luftime do të përgatisnin terrenin për fillimin e betejës së Stalingradit më 23 shtator të 1942.
1942 – LDB: Filloi lufta e Stalingradit.
1943 – LDB: Çlirohet qyteti Kharkov.
1944 – LDB: Çlirohet qyteti Marseille.
1948 – U themelua Këshilli Botërorëi Kishave.
1958 – Emetohet filmi i vizatuar Knighty Knight Bugs.
1962 – U bë lidhja e parë e drejtë për drejtë televizive mes Shteteve dhe Evropës përmes satelitit Telstar.
1973 – U lëshua sateliti komunikues Intelsat.
1990 – Armenia shpall pavarësi nga Bashkimi Sovjetik.
1990 – Gjermania Lindore dhe Gjermania Perndimore shpallin se do të ribashkohen më 3 tetor.
1998 – Presidenti rus Boris Jelcin pushon nga puna qeverinë Kirienko.
2006 – Natascha Kampusch, e cila u muar peng në moshën 10 vjeçare arrin të ikë nga kapësi Wolfgang Priklopil, pas 8 vitesh burgim shtëpiak.
Lindje
1910 – Giuseppe Meazza, futbollist italian (v. 1979)
1978 – Kobe Bryant, basketbollist amerikan
1981 – Carmen Luvana, aktore pornografike
1986 – SkyBlu, këngëtar amerikan (LMFAO)
Vdekje
1944 – Abdyl Mexhid II, sulltan osman
2007 – Faruk Begolli, aktor i madh i Kosovës