Analisti politik, Shkëlzen Gashi, i është kundërpërgjigjur kritikave të LDK-së ndaj Qeverisë për çështjen e universitetit paralel në veri, përcjell InLajmi.
Gashi përmes një postimi në Facebook, i është drejtuar Lidhjes Demokratike të Kosovës duke thënë se Serbinë në Kosovë e kanë ri-instaluar ata.
Ai u është drejtuar PDK-së, LDK-së dhe AAK-së, duke u thënë “ju lutem: Qetësi!”
Postimi i tij i plotë:
SËRBINË NË KOSOVË E KENI INSTALUAR JU!
Ligji për Arsim në Komunat e Republikës së Kosovës është miratuar në Kuvendin e Kosovës, më 21maj 2008, me votat e deputetëve të PDK-së, LDK-së dhe AAK-së. Ky ligj në nenin 14 liston kompetencat e zgjeruara të Komunës së Mitrovicës Veriore për arsimin e lartë. Në pikën f., ligji thotë se Komuna e Mitrovicës Veriore do të sigurojë që Universiteti në Mitrovicën Veriore të ketë objekte dhe financim adekuat për veprimtarinë e tij edhe nga burime të tjera institucionale, ku specifikon fondet nga Republika e Sërbisë.
Kështu që, rreshti i dytë, i tretë dhe i katërt (PDK, LDK dhe AAK), ju lutem: QETËSI!/InLajmi/