Organizata Botërore e Shëndetit ka bërë thirrje për ekspertët që të bashkohen me një grup të ri këshillues që po formon, për të adresuar përpjekjet e agjencisë në hetimin e fillimit të pandemisë së koronavirusit, transmeton InLajmi.
Në një deklaratë, agjencia shëndetësore e OKB-së tha se grupi i ri shkencor do t’i siguronte OBSH-së një analizë të pavarur të punës së bërë deri më tani për të përcaktuar origjinën e koronavirusit, dhe për të këshilluar agjencinë për hapat e nevojshëm në të ardhmen
Ekspertët gjithashtu do të japin udhëzime për çështje kritike në lidhje me shfaqjen e mundshme të viruseve të tjerë të aftë për të shkaktuar shpërthime, të tilla si MERS dhe Ebola.
OBSH tha se po kërkon deri në 25 zyrtarë me ekspertizën përkatëse për të aplikuar për anëtarësim në grupin e saj të ri këshillimor shkencor deri më 10 Shtator.
Në muajin Mars, një ekip ekspertësh ndërkombëtarë të udhëhequr nga OBSH lëshuan një raport paraprak që vlerësoi “jashtëzakonisht të pamundur” që origjina e Covid-19 të ishte e lidhur me një laborator, njofton AP.
Megjithëse shkencëtarët mendojnë se është më e mundshme që virusi të kalojë tek njerëzit nga kafshët, teoria se një laborator ishte përfshirë ka fituar vëmendje muajt e fundit, me një rishikim të inteligjencës të urdhëruar nga Presidenti amerikan Joe Biden për të shqyrtuar këtë mundësi./InLajmi/