Ngjarje të rënda janë shënuar në plazhet e Shqipërisë këtë ditë, përcjell InLajmi.
Në ditën e sotme është bërë e ditur se kanë humbur jetën 2 pushues në plazhin e Spillesë, e pak më vonë është raportuar edhe për një viktimë tjetër në plazhin e Velipojës.
Mësohet se viktimat në Spille, janë 2 burra rreth 70 vjeç, ende të paidentifikuar, por me gjasë nga Maqedonia e Veriut.
Dyshimet e para janë së të 2 kanë pësuar atak në zemër. Ndërsa, fatkeqësia tjetër ndodhi në plazhin e Velipojës, ku është raportuar për vdekjen e një 59-vjeçari, njofton tvklan.al
Grupet hetimore kanë dalë në vendet e ngjarjeve për sqarim të rrethanave./InLajmi/