Armend Zemaj, ish-ministër i Shëndetësisë ka uruar ditën botërore të Humanizmit, përcjell InLajmi.
Zemaj përmes një postimi në Facebook, është shprehur se kjo është dita kur edhe mjekët dhe profesionistët shëndetësor meritojnë mirënjohje.
Ai i cilësoi të gjithë punonjësit shëndetësor si heronjë të heshtur të situatës së trazuar nga pandemia.
Postimi i tij i plotë:
Sot është dita botërore e Humanizmit. Në këtë ditë të shënuar festohet për humanizmin, ngaqë njerëzit ndihmojnë njëri tjetrin. Puna humanitare dhe punëtorët vullnetar i japin kuptim çdo dite të jetës.
Me këtë rast, dua të shpreh mirënjohje të thellë për mjekët, infermierët – të gjithë profesionistët shëndetësor, sepse në këtë kohë ata janë njerëzit më human. Personalisht sakrifikojnë, ngase këtë ua kërkon edhe profesioni që kanë zgjedhur. Janë heronjtë e heshtur në këtë situatë të trazuar nga pandemia Covid19.
Mirënjohje pafund!/InLajmi/