Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporë, ka bërë të ditur se 4 shtetasit kosovar që ishin në Afganistan, pasi u është ofruar ndihmë janë evakuuar, përcjell InLajmi.
Ministria bën të ditur se ka qenë e angazhuar për të identifikuar dhe ndihmuar shtetasit tanë që gjenden në Afganistan.
Poashtu në njoftim të ministrisë bëhet e ditur se linja emergjente për ndihmë vazhdon të qëndroj e hapur.
Njoftimi i plotë i MPJD-së:
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD), bënë të ditur se katër shtetasit e Kosovës me të cilët ka qenë në kontakt të drejtpërdrejt dhe ju është ofruar ndihmë pas përshkallëzimit të situatës në Afganistan, janë evakuuar.Që nga përshkallëzimi i situatës atje, MPJD-ja ka qenë e angazhuar për të identifikuar dhe ndihmuar shtetasit e Kosovës me qëllim të largimit sa më të shpejt nga Afganistani.MPJD-ja vazhdon ta mbaj të hapur linjën emergjente me numër +383 45 492 316, dhe është në dispozicion tu ofroj ndihmë të gjitha rasteve të reja që eventualisht mund të lajmërohen në periudhën në vijim./InLajmi/