Juristja Flutura Kusari, ka treguar se cilët janë emrat e kandidatëve për anëtarë të bordit të RTK-së, përcjell InLajmi.
Kusari, përmes një postimi në Facebook ka publikuar emrat e kandidatëve që i ka siguruar me anë të kërkesës për qasje në dokumente publike.
Ajo ka komentuar listën me kandidatë, duke thënë se shpreson që disa nga emrat në listë mos të bëhen anëtar pasi që sipas saj, janë militantë të partive të ndryshme.
Postimi i saj i plotë:
Këta janë emrat e kandidatëve për anëtarë të bordit të Radio Televizionit të Kosovës, të siguruar nga Kuvendi i Kosovës, përmes kërkesës për qasje në dokumente publike. Monitorimi i këtij procesi është jashtëzakonisht i rëndësishëm. Kjo listë ka emra të njerëzve që e meritojnë të bëhen anëtarë të RTK-së dhe shpresoj që bëhen.Mirëpo,në këtë listë paska edhe militanta dhe njerëz të ndërlidhur me gati të gjitha partitë politike, shpresoj që asnjëri nga këta nuk do të bëhet anëtar. Nëse bëhet, ne jemi këndej./InLajmi/