Lidhja Demokratike e Kosovës, ka bërë te ditur se në zgjedhjet lokale do të kandidojë me tri femra për kryetare të komunave, raporton InLajmi.
Kjo parti i është drejtuar për certifikim KQZ-së, ditën e fundit.
Sibel Halimi, kandidate e partisë për kryetare të Ferizajt, tha se LDK për herë të pare po garon me 3 femra për kryetare, duke bërë të ditur se në lista ka edhe emra të rinj.
“LDK ka zyrtarizuar të gjithë kandidatët për kryetar në nivel komune dhe për herë të parë kemi kandidate 3 gra për kryetare. Ky është një lajm i mirë dhe kemi përfshirje të reja në listat e asamblistëve”.
Ndërsa kryetari i Vushtrrisë nga LDK, Xhafer Tahiri, i cili po garon edhe për një mandat, ka njoftuar se partia nuk do të ketë kandidat për kryetar në Han të Elezit dhe në Skenderaj, por vetëm kandidatë për asamble./InLajmi/