Partia e Ashkalinjve për Integrim ka dorëzuar për certifikim emrat e kandidatëve për kuvende komunale, në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, raporton InLajmi.
Nga kjo parti, Qazim Rrahmani është shprehur se në këto zgjedhje po të garojnë më të përgatitur se kurrë.
Ai tha se ky komunitet ka një mobilizim dhe një riorganizim i cili do të ndihmojë që të jetë më i përfaqësuar.
“Urojmë të ecim mbarë. Mendojë që për dallim nga herët e kaluara komuniteti ashkalinjë do të jetë më i përfaqësuar më kuvendet komunale për arsye se kemi një mobilizim dhe riorganizim”./InLajmi/