Sekretari amerikan i shteti Antony Blinken, pas tërheqjes së stafit civil amerikan nga kryeqyteti i Afganistanit, Kabul, pas tha se nuk ishte në interesin e Shteteve të Bashkuara të qëndronin më atje, pasi kryengritësit talebanë hynë në kryeqytet.
“Çështja është se ne e pamë se forcat nuk ishin në gjendje që ta mbrojnë vendin”, është shprehur Blinken, transmeton Klankosova.tv.
Blinken tha se Uashingtoni kishte investuar miliarda dollarë mbi 4 administrata amerikane në forcat qeveritare afgane, duke u dhënë atyre përparësi ndaj talebanëve, por ata nuk kanë arritur të mposhtin përparimin e talebanëve.
“Dhe kjo ka ndodhur më shpejt nga sa e kishim parashikuar”, tha ai.