Numri i rasteve të reja me koronavirus në vendin tonë është 2 herë më i lartë se në të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Dje ishin 397 raste të reja, ndërsa një vit më parë janë shënuar 154 infektime të reja. Në një krahasim të shifrave gjatë kësaj jave, me të njëjtën javë të vitit të kaluar, rezulton se edhe gushtin e kaluar rastet kanë qenë në rritje, por në vlera 2 herë më pak se ato të kësaj jave.
Dyfishimi i rasteve të reja ka sjellë edhe rritjen e numrit të të shtruarve në spitale. Mjekët thonë se pjesa më e madhe janë të pavaksinuar, kryesisht grupmosha 25-35 vjeç, por edhe të moshuar që nuk kanë marrë vaksinën.
Deri tani nuk ka asnjë vendim për masat që janë marrë në spitale, për të përballuar situatën, dhe as për rikthim të masave kufizuese, shkruan euronews.al.
Në Kosovë dhe Maqedoni të Veriut ka nisur aplikimi i disa masave, ndërsa rastet e reja atje janë më të larta.