Policia e Kosovës ka njoftuar se një femër në Mitrovicë, ka denoncuar babain e saj i cili në gjendje të dehur kishte dëmtuar orenditë shtëpiake dhe kishte kanosur nënë e saj, përcjell InLajmi.
Në raport thuhet se pas denoncimit të marrë nga vajza, policia ka shkuar në vendngjarje ku të dyshuarit i është bërë alkool-testi.
Policia ka njoftuar se rasti po vazhdon të trajtohet me procedurë të rregullt prokuroriale.
Njoftimi i plotë i Policisë së Kosovës:
Mitrovicë 13.08.2021-21:00 . Ankuesja femër kosovare ka njoftuar se i dyshuari mashkull kosovar –babai i saj ne gjendje të dehur ka dëmtuar orenditë dhe ka kanosur nënën e saj. Në vend-ngjarje ka dalë njësiti patrullues ku ka takuar të dyshuarin të cilit i është bërë alkool-testi. Me vendim të prokurorit rasti shkon procedurë të rregullt./InLajmi/
