Drejtori i Qendrës së Mjekësisë Familjare në Prizren, Xhevat Elezkurtaj ju ka kërkuar falje publiksht disa nga qytetarëve të cilët i’u deshtë që të prisnin sot për të marrë vaksinën anti-Covid, përcjell InLajmi.
Qendra e vaksinimit në sallën sportive “Sezair Surroi”, ka pasur shkëputje të engjerisë elektrike për shkak të prishjes së kabllos elektrike gjatë punimeve afër objektit.
Elezkurtaj ju ka kërkuar falje qytetarëve duke thënë se pa fajin e tyre kanë pritur disa orë.
Postimi i tij i plotë:
Ekipet tona të vaksinimit sot u detyruan të mos punojnë disa orë për shkak te defekteve të rrymës elektrike në sallën sportive “Sezair Surroi”,
si pasojë e këputjes se kabllës elektrike nëntokesore gjatë punimeve aty afër objektit.
Kërkojmë ndjesë për të gjithë ata njerëz që pa fajin e tyre pritën disa orë për tu vaksinuar.
Edhe pse jemi më të mirët me sherbimet tona shëndetësore ne nivel vendi EDHE NE JEMI KOSOVE. /InLajmi/