Policia e Kosovës ka njoftuar se një mërgimtar deri sa po kthehej për në perëndim, i është keqësuar gjendja dhe ka vdekur, përcjell InLajmi.
Sipas policisë i njëjti ishte duke udhëtuar me veturë, dhe se vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor.
Njoftimi i plotë nga Policia e Kosovës:
Podujevë, 09.08.2021-06:00. Është raportuar se viktima mashkull kosovar derisa ka qenë me familjen e tij duke udhëtuar me veturë për në perëndim, për një moment i është keqësuar gjendja dhe ka ndërruar jetë. Vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. /InLajmi/