Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka bërë të ditur se Tuneli i Kalimashit është plotësisht i kalueshëm dhe i sigurt, përcjell InLajmi.
Meta ka falënderuar për angazhimin operacional të strukturave zjarrfikëse të Kukësit dhe të Kosovës.

Ai gjithashtu ka thënë se është duke vazhduar puna për të mbrojtur tunelin, dhe se sot në orët e para të mëngjesit pritet një operacion me më shumë forca për të fikur zjarret në të gjithë malin e Rrunjës, për të mbrojtur jetët njerëzore dhe banesat e Shëmrisë.
Postimi i plotë i tij:
Tuneli i Kalimashit plotësisht i kalueshëm dhe i sigurt.
Falenderim për angazhimin operacional të strukturave zjarrfikëse të Kukësit dhe të Kosovës.
Ndërsa vazhdon puna për të mbrojtur tunelin, sot në orët e para të mëngjesit pritet një operacion me më shumë forca për të fikur zjarret në të gjithë malin e Rrunjës, për të mbrojtur jetët njerëzore dhe banesat e Shëmrisë. /InLajmi/





















