Federata Sindikale e Shëndetësisë së Kosovës, i ka dërguar kërkesë Kryeministri Albin Kurti, për shtesat mbi pagat, përcjell InLajmi.
FSSHK, ka nisur kërkesën më fjalët se ka përcjellu senacën e Kuvendit të Kosovës, ku është miratuar marrëveshja korniza e kredisë në mes Kosovës dhe Bankës Zhvillimore të Këshillit të Evropës për financim të projektit “ Reagimi emergjent ndaj Covid-19”.
Ata janë shprehur të lumturpër këtë marrëveshje, dhe kanë shtuar se marrë parasysh që këto mjete tani I janë shtuar buxhetit të Kosovës, kërkojnë që punëtorëve shëndetësor të punësuar në sektorin publik tu paguhen shtesat mbi paga që nga muaji Qershor.
Kërkesa e plotë e FSSHK-së:
I nderuari Z.Kryeministër,
Me vëmendje e kemi përcjellur seancën e Kuvendit të Kosovës me datë 06.08.2021 në të cilën u votua për miratimin e marrëveshjes kornizë të kredisë së datës 14 Gusht 2020 në mes të Kosovës dhe Bankës Zhvillimore të Këshillit të Evropës për financimin e projektit”Reagimi emergjent ndaj COVID-19” si dhe të Marrëveshjes bilaterale me Qeverinë e Luxemburgut për vazhdimin e projektit për bashkëpunim dhe zhvillim që quhet”program për mbështetje shëndetësore”.
Jemi shumë të lumtur që këto marrëveshje kanë kaluar duke qenë se njëri projekt ka mundësuar hartimin e Ligjit për parandalimin dhe luftimin e Pandemisë COVID-19 përmes ekspertëve të tyre ku edhe është dhënë propozimi për përfshirjen e shtesave në pagë për të punësuarit në sektorin e shëndetësisë kurse marrëveshja për kredi parasheh rimbursimin e mjeteve bazuar në vendimin nr.09/08 të datës 21.04.2021 si dhe vendimin me nr.07/59 të datës 21.01.2021.
Andaj duke marr parasysh që tani buxhetit të Kosovës i janë shtuar këto mjete kërkojmë që punëtorëve shëndetësor të punësuar në sektorin publik ti paguhen në mënyrë retroaktive shtesat mbi pagë nga muaji Qershor 2021./InLajmi/