Deputeti nga radhët e PDK-së, Bekim Haxhiu ka reaguar ashpër pas disa pamjeve të publikuara në vikend, ku shihet ministri Arben Vitia duke kërcyer në një dasmë, përcjell InLajmi.
I menjëhershëm ka qenë reagimi i tij, duke kërkuar përgjigje pse nuk ka vaksinime në vikend, pikërisht kur ministri është në dasmë.
Ai e ka cilësuar qeverinë përgjegjëse për neglizhencë në vaksinim, duke bërë thirrje për ministrin Vitia që të lërë dasmat e ti përvishet punës.
Postimi i plotë i tij:
Sot asnjë vaksinim. Pse?
Ministër a ke përgjigje, pse gjatë vikendeve nuk po vaksinohen qytetarët, a ndoshta virusi e ka pushim edhe ai.
Edhe pse numri i të infektuarve ka filluar të rritet Qeverisë nuk po i ngutet m’i vaksinu popullatën e në anën tjetër apelojnë që të bëhet vaksinimi.
Qeveria është përgjegjëse për këtë neglizhencë që po ndodhë sa i përketë vaksinimit, për dështim të programit të vaksinimit.
Ministër lëri pushimet, lëri dasmat e përvishju punës, keni marrë përgjegjësi, pandemia nuk luftohet me mashtrime, manipulime e populizëm./InLajmi/