Policia e Kosovës ka njoftuar së në Prishtinë është arrestuar i dyshuari mashkull, pasi kishte sulmuar familjarët e tij, përcjell InLajmi.
Nga raporti 24 orësh i policisë është bërë e ditur se personi i arrestuar pas një mosëmarrëveshje me familje kishte sulmuar ata fizikisht dhe kishte thyer orenditë shtëpiake. Pas raportimit në polici me vendim të prokurorit ai është dërguar në mbajtje.

Njoftimi i plotë i Policisë së Kosovës:
Prishtinë, 08.08.2021 -23:45. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti pas një mosmarrëveshje që kishte pasur me familjarët e tij, i ka sulmuar fizikisht ata, si dhe ka demoluar orenditë shtëpiake. I dyshuari me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje./InLajmi/





















