Noizy, reperi i njohur shqiptar, ia ka bërë një thirrje Komunës së Korçës që ta anulojë ftesën për këngëtarin serb, Goran Bregoviç, përcjell InLajmi.
Reperi i njohur i cili është mjaft i dashur edhe nga publiku kosovar, ka thënë se nëse ai do të vijë në Korçë do të nxisë fansat e tij të hedhin shishe të birrave në kokën e tij, pra shishe të thata.
E krejt kjo në shenjë revolte ndaj ftesës që i është bërë një këngëtari serb, i cili njihet se ka nxitur luftën në Kosovë.
“Anulojeni atë ose do të nxis fansat, ashtu sic nxiti ai në luftën e Kosovës, shishe birra kokës çuna e dini vet ju”, ka shkruar ai në Insta Story.
“Shishe bosh jo plot se harrova” ka vazhduar ai me tej.
Ndryshe, Noizy, është njëri nga artistët e shumtë, sidomos nga Shqipëria që janë shprehur kundër ardhjes së këngëtarit serb në Korçë. /InLajmi/