Të mërkurën është hapur konkursi për rekrutime të reja për zjarrfikës në disa komuna të vendit, por kjo nuk po i përmbush kërkesat e mëdha për zjarrfikës.
Kryetari i Sindikatës së Zjarrfikësve të Kosovës, Muharrem Beka, tha që ky problem është në gjithë vendin derisa shtoi se kanë nevojë edhe për 400 pjesëtarë të rinj.
Konkursi që ishte vetëm për disa komuna bëri që zjarrfikësit e kryeqytetit të ndihen të diskriminuar.
Sipas komandantit të Brigadës së Zjarrfikësve të Prishtinës, Latif Zeka, zjarrfikës ka jashtëzakonisht pak, përcjell KlanKosova
Ky i fundit këto telashe po pret që të zgjidhen nga qeveria, ose në të kundërtën paralajmëroi protesta pasi të qetësohet situata në terren.