Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka bërë të ditur se janë shtuar forcat e ndërhyrjes nga toka në Gjormë të Vlorës për të shuar zjarrin që është përfishrë atje, përcjell InLajmi.
Rama gjithashtu ka bërë të ditur se ndërhyrja e helikopterit në Gumenicë ka arritur që të largojë flakët e paparashikueshme prej erës që mund të preknin banesat.
Ai tutje ka thënë se proritet kryesor i tyre mbetet evakuimi i banorëve.
Postimi i plotë i tij:
Po shtohen forcat e ndërhyrjes nga toka në Gjormë në zonën e lumit të Vlorës, ndërkohë vazhdon shuarja e zjarrit nga ajri, ku deri në këto momente ndërhyrja e helikopterit në Gumenicë ka arritur të largojë flakët e paparashikueshme prej erës që mund të preknin banesat.
Prioriteti kryesor mbetet evakuimi i banorëve të cilët duhet të veprojnë sipas urdhërave të strukturave të Mbrojtjes Civile për evakuim.
#RESPEKT /InLajmi/