Policia e Kosovës ka njoftuar se në Gjakovës, saktësisht në ish-fabrikën e elektromotorëve është përfshirë nga zjarri, përcjell InLajmi.
Nysret Gjurkaj, zëdhënës i Policisë për rajonin e Gjakovës ka thënë për Gazetën InLajmi se policia dhe zjarrfikësit kanë dalur menjëherë në vendin e ngjarjes ku kanë lokalizuar zjarrin, gjithashtu nuk është raportuar për ndonjë të lënduar.
“Rasti ka ndodh, zjarri ka përfshirë ish-fabrikën e elektromotorëve në Gjakovë. Policia dhe zjarrfikësit iu kanë përgjigj rastit dhe janë në vendin e ngjarjes, nuk ka të lënduar”, ka deklaruar Gjurkaj. /InLajmi/