Policia e Kosovës ka dhënë detaje të reja për rrëzimin e skenës së koncertit në sheshin e Podujevës, përcjell InLajmi.
Agron Borovci zëdhëns i Policisë së Kosovës në rajonin e Prishtinës ka bërë të ditur se si pasojë e kësaj 2 fëmijë janë lënduar, të cilët kanë marrë trajtim nga stafi mjekësor në Podujevë.
“Rreth orës 13:00, kemi pranuar informatën se në sheshin “Zahir Pajaziti” në Podujevë, është rrëzuar një binë skene. Si pasojë e këtij incidenti janë lënduar dy persona(fëmijë). Të njejtit kanë pranuar tretmanin e nevojshëm mjekësor. Me rastin po merret stacioni i Podujevës”, ka deklaruar Borovci. /InLajmi/