Është mbajtur mbledhja e Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti, ku është shqyrtuar propozim-vendimi i Qeverisë së Kosovës, për emërimin e Bordit të Agjencisë Kosovare të Privatizimit, raporton InLajmi.
Ky propozim-vendim nga ky Komision është miratuar me 6 vota për dhe 3 kundër.
Votat kundër ishin nga partitë opozitare, PDK, LDK, e AAK. /InLajmi/