Shërbimi Spitalor Klinik dhe Univeristar i Kosovës, ka dënuar ashpër sulmin ndaj punëtorit fizik në Spitalin e Gjakovës, përcjell InLajmi.
Në njoftimin e SHSKUK-së, thuhet se sulmet ndaj punëtorëve shëndetësor në vende të punës, janë shqetësuse dhe të papranueshme.
Njoftimi i plotë i SHSKUK:
Shërbimi Spitalor Klinik dhe Univeristar i Kosovës, dënon sulmin ndaj punëtorit të sigurimit fizik në Spitalin e Gjakovës, i cili ishte në vendin e tij punës dhe po kryente detyrën zyrtare, duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore, përcjell InLajmi.
Sulmet e tilla ndaj punëtorëve shëndetësorë në vendet e tyre të punës janë shqetësuese dhe të pa pranueshme.
Ftojmë organet kompetente që të zbardhin rastin dhe kryersit e veprave të tilla të marrin dënimin e merituar, në mënyrë që rastet e tilla të mos përseriten më./InLajmi/