Situata me zjarret në vend, në theks të veçantë në Bjeshkët e Rugovës po vazhdon, përcjell InLajmi
Lidhur me këtë, i pari i Pejës, Gazmend Muhaxheri ka një lutje për qytetarët.
“Gjendja me zjarret po monitorohet nga ekipet e zjarrëfiksve, FSK-së, Policia e Kosovës dhe me njësinë e helikopterëve të KFOR-it.
Zjarri ende nuk është shuar tërësisht, prandaj lusim qytetarët mos ta frekuentojnë këtë zonë të Bjeshkëve të Rugovës (Shtupeq i Madh, nga Qafa e Broqit) përveç zyrtarëve të institucioneve kompetente”, ka shkruar në rrjetet sociale, kryetari Muhaxheri.
Postimi i plotë i tij:
Situata me zjarret në vend, ashtu siç po ndodh edhe në shtete të tjera të botës për shkak të temperaturave të larta po vazhdon.
Gjendja me zjarret po monitorohet nga ekipet e zjarrëfiksve, FSK-së, Policia e Kosovës dhe me njësinë e helikopterëve të KFOR-it.
Zjarri ende nuk është shuar tërësisht, prandaj lusim qytetarët mos ta frekuentojnë këtë zonë të Bjeshkëve të Rugovës (Shtupeq i Madh, nga Qafa e Broqit) përveç zyrtarëve të institucioneve kompetente./InLajmi/