Granit Xhaka megjithatë do të mbetet te Arsenali.
Gjatë kësaj vere u spekulua për largimin e mesfushorit shqiptar drejt Romës, pas interesimit të Jose Mourinhos.
Por duket se trajneri Mikel Arteta e ka bindur Xhakën që të qëndroj në Emirates, shkruan Skysport
Xhaka është shumë afër vazhdimit të kontratës me Arsenalin me rritje page, përcjell IndeksOnline
Kontrata aktuale skadon në qershor të vitit 2023.