Policia e Kosovës ka njoftuar se në Obiliq, është raportuar për dhunë familjare, të pasuar me lëndime të lehta trupore, përcjell InLajmi.
Nga raporti është bërë e ditur se 2 meshkuj kosovarë pas një mosmarrëveshje në familje, kanë sulmuar fizikisht 3 viktima, një mashkull dhe 2 femra.
Njoftimi i plotë i policisë:

Obiliq, 02.08.2021-19:54. Janë arrestuar dy të dyshuarit meshkuj kosovarë pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje në familje i kanë sulmuar fizikisht tre viktimat, një mashkull dhe dy femra kosovarë. Viktimat kanë pranuar trajtim mjekësor ndërsa dy të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje./InLajmi/