Kreu i një grupi që ndihmonte njerëzit të largohen nga Bjellorusia është gjetur i vdekur pranë shtëpisë së tij në Ukrainën fqinje, transmeton InLajmi.
Trupi i Vitaly Shishov u gjet i varur në një park në Kiev, një ditë pasi ai ishte kthyer nga vrapimi. Policia ka hapur një hetim për vdekjen e tij duke vënë dyshime nëse ishte vrarë apo vetëvrarë.
Shishov ishte drejtues i Shtëpisë Bjelloruse në Ukrainë, duke ndihmuar ata që kishin ikur nga Bjellorusia pas protestave të dhunshme, shkruan BBC.

Ukraina, Polonia dhe Lituania në veçanti janë bërë destinacione të preferuara për ata që ikin nga persekutimi pas zgjedhjeve të diskutueshme presidenciale në Bjellorusi të mbajtura në Gusht 2020./InLajmi/