3 gusht 1492 –Kristofor Kolombi u nis nga Spanja me 3 anije për të shkuar në Indi. Pas 63 ditëve Kolombi shkeli në tokën e Kontinentin Amerikan.
3 gusht 1914 – Perandoria Gjermane i shpalli luftë Francës. Në të njëjtën ditë Anglia konfiskoi anijet luftarake të blinduara me emrat “Sultan Osman” dhe “Reşadiye”, të cilat ishin porositur nga Perandoria Osmane.
3 gusht 1949 – Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara refuzoi kërkesën e Republikës Popullore të Kinës për anëtarësim në OKB.
3 gusht 1977 – Vdiq nga një infarkt në zemër lideri i Administratës Grekoqipriote, Kryepeshkopi Makarios.
3 gusht 1988 – U la i lirë pasi ishte mbajtur 437 ditë në burg piloti gjerman, Mathias Rust, i cili me avionin e tipit “Cessna” kishte sfiduar sistemin e mbrojtjes ajrore të Bashkimit Sovjetik dhe kishte zbritur në Sheshin e Kuq në Moskë.
3 gusht 2001 – Gjykata Ndërkombëtare e Krimeve të Luftës në Hagë dënoi me 46 vite burg gjeneralin serb, Radislav Krstiç për krime kundër njerëzimit dhe krime lufte në Srebrenicë.
3 gusht 2002 – Në kuadër të procesit të përafrimit të legjislacionit kombëtar me atë të Bashkimit Evropian (BE), Turqia hoqi dënimin me vdekje me përjashtim të rasteve në gjendje “Lufte dhe Kërcënimit të Afërt për Luftë”.