Policia e Kosovës me përkushtim është angazhuar në asistencë për shuarje të zjarreve me topa të ujit, përcjell InLajmi.
Ndërkohë, në Zubin Potok, Policia ka njoftuar përmes një postimi se ka arrestuar një person si të dyshuar për zjarrvënie.
Tutje, Policia ka njoftuar se veprimet e mëtejme ligjore do të ndermerren në konsultim me prokurorin kompetent.
Postimi i plotë:
Arrestohet edhe një person i dyshuar për zjarrvënie.
Policia e Kosovës ka identifikuar dhe arrestuar edhe një të dyshuar tjetër në Zubin Potok. Veprimet e mëtejme ligjore do të ndermerren në konsultim me prokurorin kompetent.
Përderisa Policia e Kosovës po vazhdon angazhimet e saj në asistencë për shuarje të zjarreve me topa të ujit./InLajmi/