Në rrugën “Ilaz Kodra” në Prishtinë, sonte rreth orës 19:00 ka ndodhur një aksident rrugor në mes të një motoçiklete dhe një këmbësori, përcjell InLajmi.
Këtë e ka konfirmuar për InLajmi, Agron Borovci, zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Rajoni Prishtinë.
“Rreth orës 19:00, në rrugën “Ilaz Kodra” në Prishtinë, ka ndodhur një aksident rrugor, në mes të një motoçiklete dhe një këmbësori.
Si pasojë e aksidentit këmbësori ka pësuar lëndime trupore. I njëjti është dërguar për trajtim të nevojshëm mjekësor”, ka njoftuar Borovci.
Sipas Borovcit, hetuesit e njësitit të trafikut rajonal po merren me rastin./InLajmi/