Deputetët e Kuvendit kanë mbajtur sot seancën ku kanë debatur për punën 100 ditëshe të Qeverisë së Kosovës në krye me Albin Kurti, raporton InLajmi.
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza ka folur për menaxhimin me pandeminë koronavirus.

Gjatë seancës plenare, Hamza ka thënë se ulja e rasteve s’ka ardhur si rezultat i ndonjë mase të qeverisë, por sipas tij, ministri i Shëndetësisë veç nëse u ka fryrë qytetarëve për ulje të rasteve, pasi në mungesë të vaksinave nuk ka pas tjetër çka.
“Kjo nuk ka ardhur si rezultat i ndonjë mase konkrete të qeverisë aktuale. Me gjithë respektin për ministrin e Shëndetësisë, por veç t’iu pat fry qytetarëve të Kosovës se diçka tjetër s’ka pas. Vaksina s’ka pas, por ka pasur vetëm zvogëlim të rasteve në rajon dhe Evropë. Fatkeqësisht tash ka filluar të rritet prapë numri i rasteve”, tha ai.
Deputeti i PDK-së gjithashtu adresoi edhe kritika ndaj Qeverisë Kurti për moszbatimin e ligjit për rimëkëmbje ekonomike.
“Masat në ekonomi, nuk është duke zbatuar as Ligji për rimëkëmbje ekonomike që është detyrim ligjor. Nuk janë duke shpërnda 200 milionë euro granate dhe kontribute financiare për bizneset që janë detyrim ligjor, derisa ligji është në fuqi”, tha ai. /InLajmi/





















