Në senacën plenare të mbajtur sot Kuvendi i Kosovës ka dështuar të zgjedh 3 anëtarët e Këshilli të Pavarur të Mediave, raporton InLajmi.
Nga 63 deputetë që ishin pjesë e votimit, 56 fletëvotime të tyre u vlerësuan si të pavlefshme.
Nënkryetarja e Kuvendit, Saranda Bogujevci është shprehur se ky konkurs do të përsëritet pasi që asnjë nga kandidatët nuk ka marrë votat e duhura.
“Asnjë nga kandidatët nuk i kanë marrë votat e duhura dhe përseritet konkursi” ka thënë ajo./InLajmi/