Është bërë e ditur se mëngjesin e ditës së sotme, janë aksidentuar 2 vetura në rrugën Deçan-Gjakovë, përcjell InLajmi.

Policia ka njoftuar se aksidenti mes veturave, ku njëra nga to i përket Policisë së Kosovës, ka ndodhur rreth orës 08:20.



Është bërë e ditur se nga ky aksident janë lënduar 2 persona të cilët janë dërguar për trajtim mjekësor. Lajmi është konfirmuar nga zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.
Njoftimi i plotë i policisë:
Në orën 08:20 policia është njoftuar për një aksident trafiku në rrugën Deçan-Gjakovë. Dy vetura janë aksidentuar, njëra e policisë e tjetra civile. Dy persona janë lënduar dhe janë dërguar për trajtim mjekësor, janë jashtë rrezikut për jetë./InLajmi/



















