Në Obiliq, gjegjësisht në rrugën “Washington”, dje janë arrestuar 6 meshkuj, përcjell InLajmi.
Kjo pasi që për shkaqe ende të panjohura ata janë përfshirë në një rrahje, njofton Policia e Kosovës në raportin e saj 24 orësh.
Si pasojë e këtij rasti, të dyshuarve u është ofruar tretman mjekësor, ndërsa njëri prej tyre për shkak të lëndimeve është dërguar në QKUK.
Nga të dyshuarit është sekuestruar një pistoletë me gaz me 8 fishekë. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori dhe i njëjti ka sugjeruar që rasti të procedohet në procedurë të rregullt.
Njoftimi i plotë pa ndërhyrje:
ARMËMBAJTJE PA LEJE & LËNDIM TRUPOR & SULM
Rr. Ëashington, Obiliq 30.07.2021 – 23:27. Janë arrestuar gjashtë persona të dyshuar meshkuj kosovarë të cilët për shkaqe ende të panjohura ishin përfshi në rrahje.
Si pasojë e rastit të dyshuarve u është ofruar tretman mjekësor, ndërsa njëri prej tyre për shkak të lëndimeve është dërguar në QKUK. Nga të dyshuarit është sekuestruar një pistoletë me gaz me tetë fishekë.
Lidhur me rastin është njoftuar prokurori dhe i njëjti ka sugjeruar që rasti të procedohet në procedurë të rregullt./InLajmi/