Në fshatin Llapashticë e Poshtme, Komuna e Podujevës një burrë ka lajmëruar se vajza e tij e mitur është zhdukur, përcjell InLajmi.
Sipas ankuesit, babait, vajza e tij e mitur ka dalë nga shtëpia e saj dhe se më nuk dihet asgjë lidhur me të.
Kështu ka njoftuar Policia e Kosovës, në raportin e saj 24 orësh.
Sipas Policisë, ky rast është duke u hetuar.
Njoftimi i plotë:
Fsh. Llapashticë e Poshtme, Podujevë, 31.07.2021 – 23:30. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se vajza e tij e mitur viktima femër kosovare ka dalë nga shtëpia dhe ende nuk është kthyer dhe nuk dinë gjë për fatin e saj. Rasti është duke u hetuar./InLajmi/