Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar 2 kosovarë dhe një shtetas gjerman në Vushtrri, përcjell InLajmi.
Sipas njoftimit, i dyshuari shtetas gjerman e ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij, gruan kosovare, e më pas dy të dyshuarit tjerë familjar të gruas kanë shkuar në banesën e shtetasit gjerman dhe të 3 të dyshuarit janë përleshur fizikisht.
“Viktima ka pranuar tretman mjekësor, kurse të dyshuarit me rekomandim të prokurorit të shtetit pas intervistimit janë liruar. Rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës./InLajmi/