Partia Demokratike e Kosovës, ka reaguar ndaj emërimit të anëtarit të 2 nga kjo parti në KQZ si anëtarë, përcjell InLajmi.
KËtë emërim nga PDK-ja e kanë quajtur fitore si dhe rruga e vetme kushteuese dhe ligjore.
Tutje kanë bërë të ditur se ky emërim ka ardhur nga kërkesa e kësaj partie, dhe Presidentja Vjosa Osmani duek e emëruar anëtarin e 2-të të PDK-së në KQZ jashta afatëve ligjore, ka rrezikuar seriozisht funksionimin normal të KQZ-së në këtë periudhë të zgjedhjeve lokale.
Postimi i plotë i tyre:
Emërimi i anëtarit të 2-të të PDK-së në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, edhe pse i vonuar në mënyrë të paarsyeshme për rreth 3 muaj nga Presidentja Osmani, gjithsesi ishte rruga e vetme kushtetuese dhe ligjore.
Përgjatë kësaj periudhe disa herë e kemi theksuar se përpjekjet e presidentes Osmani për të interpretuar normat kushtetuese në mënyrë të anëshme e në favor të partisë në pushtet dhe kryeministrit Albin Kurti, janë shkelje kushtetuese dhe të dëmshme për funksionimin e demokracisë.
Ky emërim sot vjen vetëm pas kërkesës së PDK-së në Gjykatën Kushtetuese dhe presionit publik të shoqërisë civile që argumentuan bindshëm për të drejtën tonë. Presidentja Osmani duke e emëruar anëtarin e 2-të të PDK-së jashtë afateve ligjore, ka rrezikuar seriozisht funksionimin normal të KQZ-së në këtë periudhë të zgjedhejeve lokale.
Prandaj, kjo nuk është vetëm një fitore juridike e radhës e PDK-së, por mbi të gjitha është fitore e kushtetutshmërisë përballë apetiteve të pushtetit sundues për të kapur dhe vënë në kontroll edhe institucionet e pavarura kushtetuese.
Bazuar në rezultatin e certifikuar zgjedhor kanë dalë katër grupe parlamentare që përfaqësojnë shumicën në Kuvend dhe këto grupe në KQZ do të përfaqësohen me 6-të anëtarë siç përcaktohet me Kushtetutë, ku 2 grupet më të mëdha parlamentare do të përfaqësohen me nga 2 anëtarë. /InLajmi/