Nga dita e mërkure me 28 korrik, nē Sheshin e Lidhjes në Prizren, filloi edicioni i XIII-të, traditional, “PANAIRI i LIBRIT 2021”.
Në këtē Festë të madhe të LIBRIT, që edhe sivjet mbështetet nga Drejtoria komunale për Kulturë, Rini dhe Sport, ku po marrin pjesē dhjetra botues nga gjitha trojet shqiptate, Kryeqyteti Shpirtëror e Kulturor, Prizreni i lashtë, nisi të frymoj me dhe për LIBRIN.Ndërkaq, në orët e mbrēmjes, apo në muzgjet e Prizrenit, në Kejin e bukur buzē Lumbardhit aderuesit e fjalës së shkruar artistike nga qyteti i lashtë dhe mysafirët e shumtë, po kanë mundësi t’i përcjellin dhe të bashkēbisedojnē nē mbrëmjet letrare, me krijues letrar nga të gjitha trojet shqiptare.
Kështu nē natēn e parë të këtij evinementi, prizrenasit dhe nysafirët e tjerë të rastit ose qēllimor, u njohēn me krijimet letrare tē Prof. Dr. Xhemil Bytyqi, autor i 29 librave, i cili me poezi, veçmas të stilit japonez Haiku, por dhe me drama, i përkthyer edhe nē gjuhēn angleze, rumune etj, dita ditēs po e pasuron letërsinē tonē. Po nē kētē mbrēmje, u prezantua edhe poetja tashme e njohur prizrenase, e cila jeton nē Turqi, Shpresa Zurnagji, autore e 7 librave me poezi.Të natēn e dytë, nē Kejin buzē Lumbardhit, kumbuan vargjet nga 12 poezi tē shpirtit të Naim Frashrit, të përzgjedhura dhe të pētkthyera në gjuhën frenge, nga Prof. Enris Qinami nga Parisi. Po në këtë natë u prezentua veprimtaria mjaftë e begatë letrare i autorit prizrenas, Arben Rashkaj.
Sonte me 30.07, në orēn 20:30, aderuesit e fjalës sē shkruar artistike, do ta kenē rastin të njihen me krijimet letrare te poetes nga Tirana Eva Tafa, me aforizmat e Prof. Gazmend Beqaj, si dhe me fjalët e urta popullore nga Asllan Koçinaj. /InLajmi/ Osman Goranci