Profesori Universitar, Blerim Latifi ka thënë se nga burimet e tij të mirëinformuara, ka marrë vesh që Serbia me ndihmën e Rusisë, i’a kanë arritur që ta bindën një shtet të madh dhe të rëndësishëm që ta tërheq njohjen e Kosovës, përcjell InLajmi.
Sipas Latifit Edi Rama, në mes të Shkupit e ka paraqitur Vuçiqin si lider progresi, dhe që po punonën për mirëqenien e Ballkanit.
Tutje Latifi ka shkruar se nuk na ka mbetur as gjë tjetër vetëm për t’i hedhur sytë nga Amerika, për të na shpëtuar.
Postimi i plotë i tij:
Para disa ditësh, prej një burimi të mirëinformuar, e mora vesh se Serbia, me ndihmën e Rusisë, pothuajse ia ka arritur ta bindë një shtet të madh e të rëndësishëm për ta tërhequr njohjen e Kosovës, ndërsa Edi Rama, midis Shkupit, na e paraqet Vuçiqin si lider progresi, si lider që po punon për mirëqenien e Ballkanit.
Burimi i informatës ma dha edhe emrin e shtetit, por m’u lut të mos e them publikisht.
Ndërkaq, neve s’na mbetet tjetër përveçse edhe njëherë t’i hedhim sytë nga Amerika, për të na shpëtuar nga një fatkeqësi tjetër e madhe diplomatike, e përgatitur me aq mund dhe gjatë nga lideri i Open Balkan, miku i Ramës dhe armiku ynë numër një, Aleksandër Vuçiq. /InLajmi/