Policia e Kosovës ka njoftuar se në Malishevë është njoftuar për traktor i cili ishte përfshirë nga zjarri së bashku me rimorkio i ngarkuar me ushqim bagëtisht, përcjell InLajmi.
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës, Nysret Gjurkaj ka thënë për Gazetën InLajmi, se zjarri dyshohet të jetë shaktuar pasi që telat e rrymës kanë prekur ushqimin e bagëtive.
Tutje ai ka bërë të ditur se zjarri është lokalizuar nga zjarrfikësit dhe se në vendin e ngjarjes kanë dalur edhe ekipet e KEDS-it.
“Datë 29.07.2021, rreth orës 09:00 Stacioni policor Malishevë është njoftuar për një zjarr ne fshatin Bubavec – KK-e Malishevë. Në vende ngjarjes ka dalë njësia e zjarrfikëseve dhe patrulla policore ku është vërejtur se një mjet bujqësor (Traktor) me rimorkio dhe i ngarkuar me ushqim bagëtish ishte i përfshire nga zjarri. Zjarrëfikësit kane arritur që zjarrin ta lokalizojnë, por nga zjarri është djegur në tërsi ushqimi i bagëtive dhe janë shkaktuar dëme të konsiderueshme ne traktor dhe rimorkio. Sipas informatave të para zjarri dyshohet qe ka rene pas kontaktit te ushqimit te bagëtive me telat e rrjetit elektrik . ne vendin e ngjarjes kanë dalë dhe njësia e KEDS-it, ne rast përveç dëmeve materiale lëndime në njerëz nuk ka”, ka deklaruar Gjurkaj. /InLajmi/